Vala e të nxehtit mund t’i dëmtojë injeksionet për dobësim pa e kuptuar fare

shendetesi

Ruajtja e gabuar gjatë ditëve të nxehta mund të dëmtojë barin pa lënë shenja të dukshme. Ekspertët tregojnë çfarë duhet të kontrolloni para çdo doze Personat që përdorin rregullisht injeksione për dobësim janë paralajmëruar për rreziqet shtesë që sjell vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Britaninë e Madhe dhe pjesë të tjera të […]

Madhësia e shkronjave

Ruajtja e gabuar gjatë ditëve të nxehta mund të dëmtojë barin pa lënë shenja të dukshme. Ekspertët tregojnë çfarë duhet të kontrolloni para çdo doze

Personat që përdorin rregullisht injeksione për dobësim janë paralajmëruar për rreziqet shtesë që sjell vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Britaninë e Madhe dhe pjesë të tjera të Evropës.

Shumë qytetarë në Britaninë e Madhe përdorin injeksione si Wegovy ose Mounjaro, të cilat ulin oreksin, zvogëlojnë marrjen e ushqimit dhe ndihmojnë në humbjen e peshës trupore. Këto barna janë përgjithësisht shumë efektive, por temperaturat e larta të këtij sezoni veror paraqesin disa rreziqe të rëndësishme.

Injeksioni për dobësim mund të duket normal edhe kur është dëmtuar

Farmacisti Ian Budd nga Chemist 4U, një farmaci online dhe ofrues i besueshëm i shërbimeve shëndetësore në kuadër të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS), paralajmëron se temperaturat e larta mund të dëmtojnë pajisjet që përdoren për administrimin e barnave për dobësim, transmeton Telegrafi.

Ai rekomandon që injeksionet për dobësim të ruhen në një vend të freskët, të mbrojtur nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

Lëngu duhet të jetë i kthjellët dhe pa ndryshim ngjyre

Ekspertët britanikë paralajmërojnë se temperaturat e larta nuk dëmtojnë vetëm pajisjen për injektim, por edhe vetë barin që ndodhet brenda saj. Edhe nëse pajisja duket normale, përmbajtja mund të jetë dëmtuar.

Rrezet e diellit mund të deformojnë pajisjen dhe të dëmtojnë mekanizmin e saj, ndaj rekomandohet që injeksionet të ruhen gjithmonë në një vend të freskët dhe larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

Ekspertët tërheqin vëmendjen edhe për një tjetër rrezik gjatë valëve të të nxehtit. Disa barna për dobësim, si edhe barna të tjera, mund të shtojnë djersitjen, gjë që në kushtet e temperaturave të larta rrit ndjeshëm rrezikun për dehidrim.

Për këtë arsye, personat që përdorin këto terapi duhet të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet e mjekut ose farmacistit. /Telegrafi/