Bindet nga Vincente Kompany, Arijon Ibrahimovic do të rinovojë me Bayern Munichun

Sport

Arijon Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut, me talentin gjerman që pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Gjermanisë gjatë javës së ardhshme. Sipas raportimeve të Transfermarkt, mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka vendosur të qëndrojë në Allianz Arena, pavarësisht interesimit të madh nga klube të shumta brenda dhe jashtë Gjermanisë. […]

Madhësia e shkronjave

Arijon Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut, me talentin gjerman që pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Gjermanisë gjatë javës së ardhshme.

Sipas raportimeve të Transfermarkt, mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka vendosur të qëndrojë në Allianz Arena, pavarësisht interesimit të madh nga klube të shumta brenda dhe jashtë Gjermanisë.

Kontrata aktuale e Ibrahimovicit, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2027 me opsion për edhe një sezon shtesë, do të shndërrohet në një marrëveshje të re fikse deri në verën e vitit 2028.

Vendimtar në zgjedhjen e lojtarit për të vazhduar me bavarezët kanë qenë bisedimet pozitive dhe raporti i ndërtuar me trajnerin Vincent Kompany, i cili e ka bindur futbollistin se do të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Pas huazimit te Heidenheim, Ibrahimovic kishte tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh si Werder Bremen, Hamburg SV, Freiburg, Augsburg, Villarreal, Brighton dhe Hull City.

20-vjeçari zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Heidenheimin, kuregjistroi gjashtë kontribute në gola në 34 ndeshje të Bundesligës, ndërsa vlera e tij në treg u rrit ndjeshëm gjatë sezonit, duke e bërë një nga lojtarët më të vlefshëm nën moshën 20-vjeçare në Gjermani.

Paraqitjet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga drejtuesit e Bayernit, sidomos performanca ndaj vetë klubit bavarez në barazimin 3-3 në Allianz Arena në fillim të muajit maj, ku ai kontribuoi me një gol.

Një javë më vonë, Ibrahimovic shtoi edhe dy kontribute të tjera në gola në luftën për mbijetesë ndaj Kolnit, ndërsa gjatë pjesës së dytë të sezonit tregoi se mund të bëjë diferencën edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë të kampionatit.

Sipas raportimeve, Kompany i ka prezantuar lojtarit një plan të qartë për të ardhmen, duke i premtuar një rol fleksibil në repartin ofensiv të skuadrës dhe minuta të rregullta në sezonin e ardhshëm.

Belgu synon ta përdorë Ibrahimovicin si në qendër të sulmit ashtu edhe në krahë, ndërsa mundësitë për më shumë aktivizim pritet të rriten sidomos në fillim të sezonit, kur disa prej futbollistëve të Bayernit që morën pjesë në Kampionatin Botëror do të rikthehen gradualisht në stërvitje.

Për Bayernin, vendimi për të mbajtur Ibrahimovicin përfaqëson gjithashtu një sinjal të qartë pas disa huazimeve radhazi te Frosinone, Lazio dhe së fundmi Heidenheimi.

Tashmë klubi bavarez është i gatshëm t’i besojë plotësisht njërit prej talenteve më premtuese të akademisë së tij, i cili prej vitesh konsiderohet si një nga sulmuesit më interesantë të gjeneratës së tij në Bayern Campus.

Ibrahimovic debutoi me ekipin e parë të Bayernit në Bundesligë në shkurt të vitit 2023, kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa cilësitë e tij kryesore mbeten shumëllojshmëria në pozicione, teknika dhe instinkti për gol./Telegrafi/