Formacionet zyrtare, Argjentinë – Kepi i Gjelbër: Scaloni zbret me të gjithë yjet

Sport

Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Kepin e Gjelbër me fillim nga ora 00:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së finales në Kampionatin Botëror 2026. Të dy përzgjedhësit Lionel Scaloni dhe Bubista tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Argjentina në fazën defanzive starton me dyshen Lisandro […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Kepin e Gjelbër me fillim nga ora 00:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së finales në Kampionatin Botëror 2026.

Të dy përzgjedhësit Lionel Scaloni dhe Bubista tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë.

Argjentina në fazën defanzive starton me dyshen Lisandro Martinez dhe Cristian Romero në qendër të mbrojtjes.

Në mesfushë si gjithmonë dyshja Enzo Fernandez dhe Alexis MacAllister, ndërsa në krah Thiago Almada dhe Rodrigo De Paul.

Ndërkohë në repartin e sulmit e nisin dyshja Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

Argjentinë: Martinez; Medina, Lisandro, Romero, Molina; Almada, Enzo, Mac Allister, De Paul; Lautaro, Messi.

Kepi i Gjelbër: Vozinha; Cabral, Diney, Pico, Moreira; Lenini; Cabral, Duarte, Duarte, Mendes; Da Costa.