Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me eliminim ndaj Kombëtarja e Portugalisë.
Mesfushori veteran, një nga legjendat më të mëdha të futbollit modern, u pa dukshëm i emocionuar pas fishkëllimës së fundit, duke falënderuar tifozët për mbështetjen dhe duke përshëndetur një karrierë të jashtëzakonshme në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në atë që mund të jetë një nga momentet e fundit të tij në Kupën e Botës, Modric përmbylli një tjetër kapitull të madh të karrierës së tij, pasi kjo ishte paraqitja e tij e pestë në Botëror, duke luajtur në edicionet 2006, 2014, 2018, 2022 dhe 2026.
Një fund emocional për një legjendë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Modric pritet t’i jap fund karrierës me Kroacinë pas 202 ndeshjeve të zhvilluara, derisa suksesi më i madh është vendi i dytë në Kupën e Botës në vitin 2018. /Telegrafi/






