“Jemi gati për këdo”, Oyarzabal flet pas fitores së Spanjës

Sport

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi spanjoll realizoi dy gola dhe udhëhoqi ekipin drejt raundit të radhës. Pas ndeshjes, ai nuk e fshehu kënaqësinë për performancën personale dhe kualifikimin e skuadrës. “I lumtur që ndihmova ekipin dhe kaluam në raundin tjetër. […]

Madhësia e shkronjave

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi spanjoll realizoi dy gola dhe udhëhoqi ekipin drejt raundit të radhës.

Pas ndeshjes, ai nuk e fshehu kënaqësinë për performancën personale dhe kualifikimin e skuadrës.

“I lumtur që ndihmova ekipin dhe kaluam në raundin tjetër. Vazhdojmë përpara”, u shpreh Oyarzabal.

Duke folur për kundërshtarin, ai e pranoi se Spanja pati një sfidë të vështirë ndaj një skuadre fizike si Austria, por theksoi se ekipi i tij e menaxhoi ndeshjen në mënyrën e duhur.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Ata janë shumë fizikë, por ne patëm një ndeshje shumë të mirë”, tha ai.

Sulmuesi spanjoll kujtoi gjithashtu paraqitjet e mëparshme të Spanjës në turne, duke nënvizuar konsistencën e ekipit.

“Ne kemi luajtur disa ndeshje të mira. Jemi të lumtur që po avancojmë”, shtoi ai.

Duke parë përpara çerekfinales, Oyarzabal u tregua i qetë për kundërshtarin e radhës, qoftë Portugalia apo Kroacia, duke theksuar se Spanja është gati për çdo sfidë.

“Nuk ka rëndësi kush vjen. Kam shokë skuadre në çdo ekip”, përfundoi ai. /Telegrafi/