Kombëtarja e Spanjës e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Austrisë.
“La Roja” janë në avantazh 1-0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet që nga fillimi.
Marc Cucurella shënoi një gol të bukur në stilin vollej megjithatë gjyqtari e anuloi si pasojë e një faulli në sulm.
Pas kësaj, Lamine Yamal kishte një mundësi të mirë shënimi megjithatë dështoi ta konkretizonte.
Ishte Mikel Oyarzabal që shënoi pas një aksioni të shpejtë, ku mori një asistim nga Cucurella për ta zhbllokuar rezultatin (36’).
Kësisoj, Spanja po vazhdon fuqishëm drejt 1/8 së finales, ndërsa i mbetet edhe një pjesë për ta vulosur kualifikimin./Telegrafi/






