Reperi nga Drenica ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “100%”, duke sjellë një projekt të plotë muzikor me shumë këngë dhe videoklipe të realizuara në mënyrë profesionale.
Albumi përfshin këngë si “Black Terror”, “Anxhelina”, “Sexy Mama”, “Yoyo” në bashkëpunim me Gzuz, si dhe “Obsession”, “Texting”, “Prada”, “Ghetto” me Vinz dhe Stealth, si dhe “BBB”.
Çdo këngë vjen e shoqëruar me videoklip të veçantë, ku artisti ka sjellë një stil të ndryshëm dhe një qasje unike vizuale në secilin projekt.
– YouTube www.youtube.com

Në album trajtohen tema të ndryshme, të cilat janë shoqëruar me realizime kreative dhe skena të menduara në detaje për të përcjellë mesazhin e çdo kënge.
Projekti është realizuar gjatë një periudhe të gjatë pune, ku një ekip i madh ka qenë i angazhuar në të dhe realizimin e videove.
– YouTube www.youtube.com
Të gjitha këngët tashmë janë publikuar në platformën YouTube dhe janë të qasshme për publikun.
Me këtë album, artisti nga Drenica synon të forcojë edhe më tej praninë e tij në skenën e muzikës dhe të sjellë një standard të ri në projektet e tij muzikore. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com





