Tre tifozë futen në fushë gjatë ndeshjes Belgjikë – Senegal, ndërhyjnë ashpër rojet e sigurisë

Sport

Kupa e Botës 2026 vazhdon të dhurojë ngjarje të papritura, por këtë herë jo vetëm për atë që ndodhi me topin në fushë. Gjatë ndeshjes së fazës së 1/16-ës mes Belgjikës dhe Senegalit, tre tifozë hynë në fushën e lojës, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të rojeve të sigurisë. Në minutën e 31-të, transmetimi televiziv […]

Madhësia e shkronjave

Kupa e Botës 2026 vazhdon të dhurojë ngjarje të papritura, por këtë herë jo vetëm për atë që ndodhi me topin në fushë.

Gjatë ndeshjes së fazës së 1/16-ës mes Belgjikës dhe Senegalit, tre tifozë hynë në fushën e lojës, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të rojeve të sigurisë.

Në minutën e 31-të, transmetimi televiziv kapi për pak çaste njërin prej tyre, i cili arriti të përshkonte një pjesë të mirë të fushës.

Menjëherë më pas, regjisorët e transmetimit ndryshuan pamjet, duke fokusuar lojtarët dhe trajnerin e Belgjikës, Rudi Garcia, derisa situata u vu nën kontroll dhe ndeshja rifilloi.

Megjithatë, videot që janë bërë virale në rrjetet sociale tregojnë se në të vërtetë ishin tre persona që hynë në fushë.

Dy prej tyre u neutralizuan pothuajse menjëherë nga stafi i sigurisë, ndërsa i treti arriti të shmangte për disa çaste rojet dhe madje kaloi mes futbollistëve përpara se të ndalej.

Për ta neutralizuar atë u desh një ndjekje më e gjatë, derisa rojet e sigurisë e kapën dhe e shoqëruan jashtë stadiumit.

Sipas rregulloreve në fuqi, personat që hyjnë në fushë pa autorizim rrezikojnë ndëshkime të ashpra, përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes në ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/