“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës

Sport

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj raportimeve që lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, me një transferim te klubi katalunas gjatë afatit kalimtar veror. Sulmuesi argjentinas deklaroi së fundmi se dëshiron të realizojë një ëndërr të karrierës së tij, e cila sipas raportimeve lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona. “Është […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj raportimeve që lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, me një transferim te klubi katalunas gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas deklaroi së fundmi se dëshiron të realizojë një ëndërr të karrierës së tij, e cila sipas raportimeve lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

“Është e qartë se ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort dhe lufton për to”.

“Shumica e lojtarëve – dhe kjo na mbush me krenari – duan të vijnë te Barça”.

“Shpresojmë që të mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e lojtarëve që duan të vijnë te Barça”, shtoi ai.

Barcelona nuk është e gatshme të heqë dorë nga ndjekja e Alvarezit, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Atletico Madridit ndaj tentativave të klubit katalunas.

Drejtuesit e Barcelonës besohet se janë të bindur se dëshira e sulmuesit argjentinas për t’u larguar mund të ndikojë me kalimin e kohës në zbutjen e qëndrimit të Atletico Madridit.

Megjithatë, klubi madrilen pritet të kërkojë një shumë marramendëse për kartonin e tij, pasi tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për transferimin e 26-vjeçarit./Telegrafi/