Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar një tjetër kritikë të ashpër ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë.
Sipas Hasanit, Kurti dhe ‘ata që e kanë këshilluar’, nuk kanë pasur qartësi për pasojat e marrëveshjes, duke e keqinterpretuar natyrën e saj.
Të mërkurën në “Adresa”, ai theksoi se me këtë qasje, është hequr dorë “pakthyeshëm” nga perspektiva e njohjes së ndërsjellë dhe se Serbia është vendosur në pozitë të favorshme për të ndikuar në statusin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Gabimi më fatal është që ai nuk i ka pasur të qartë gjërat themelore edhe ata qe e kanë këshillu, që marrëveshja e Brukselit nuk ka asnjë ngjashmëri me marrëveshjen e dy Gjermanive siç i është thënë, siç e kanë mashtru, aty është heq dorë pakthyeshëm nga njohja dhe i është dhënë e drejta e Serbisë me paragjyku statusin e Kosovës siç e ka Spanja dhe këto vendet tjera mosnjohëse të BE-së. E dyta ka pranuar rolin operativ të rezolutës 12/24 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Hasani. /Gazeta10
Për më shumë ndiqeni videon:
“Gabimi më fatal” – Hasani: Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka pranuar rolin operativ të rezolutës 1224
<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/08/778641-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Enver Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituar" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="775" height="436" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/08/778641-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Enver Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituar" loading="lazy"></p>Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar një tjetër kritikë të ashpër ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë. Sipas Hasanit, Kurti dhe ‘ata që e kanë këshilluar’, nuk kanë pasur qartësi për pasojat e marrëveshjes, duke e keqinterpretuar natyrën e saj. Të mërkurën në “Adresa”, ai theksoi se</div>






