Dua Lipa publikon për herë të parë fotografitë nga dasma përrallore me Callum Turner

Magazina

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit fotografi nga dasma e saj madhështore me aktorin Callum Turner. Këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni intime në Londër, përpara se të festonin dashurinë e tyre me një dasmë luksoze treditore në Sicili, e […]

Madhësia e shkronjave

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit fotografi nga dasma e saj madhështore me aktorin Callum Turner.

Këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni intime në Londër, përpara se të festonin dashurinë e tyre me një dasmë luksoze treditore në Sicili, e cila mblodhi pranë tyre familjarë, miq të ngushtë dhe shumë emra të njohur.

Deri më tani, detajet e ceremonisë ishin mbajtur larg syrit të publikut, por Dua ka vendosur të zbulojë disa nga momentet më të bukura të kësaj ngjarjeje të veçantë. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, artistja shfaqet për herë të parë me vellon e bardhë, duke mahnitur fansat me elegancën dhe paraqitjen e saj.

Në një sërë imazhesh romantike, Dua dhe Callum Turner shihen duke pozuar pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer vështrime plot dashuri dhe momente të ëmbla para kamerës.

Çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa fotografitë pasqyronin atmosferën magjike të festës së tyre.

Për këtë ditë të veçantë, Dua kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant, i cili kishte disa detaje me gurë, dhe me shpinë të hapur.

Me një paraqitje të kuruar deri në detaje, artistja rrezatonte bukuri dhe finesë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.