Dy arsye pse penalltia e humbur e Anglisë u përsërit nga gjyqtari Clement Turpin

Sport

Anglia kaloi në epërsi ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 falë një penalltie të realizuar nga Harry Kane, por momenti u shoqërua me polemika. Fillimisht, portieri kroat Dominik Livakoviq arriti ta ndalte goditjen e kapitenit anglez, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Clement Turpin urdhëroi që penalltia të përsëritej. Në transmetimin […]

Madhësia e shkronjave

Anglia kaloi në epërsi ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 falë një penalltie të realizuar nga Harry Kane, por momenti u shoqërua me polemika.

Fillimisht, portieri kroat Dominik Livakoviq arriti ta ndalte goditjen e kapitenit anglez, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Clement Turpin urdhëroi që penalltia të përsëritej.

Në transmetimin fillestar u raportua se penalltia u përsërit sepse Livakovic nuk kishte mbajtur të paktën njërën këmbë mbi vijën e portës në momentin e goditjes.

Pamjet e publikuara më vonë tregojnë se portieri kroat kishte dy këmbët jashtë vijës, duke mos respektuar rregullat e FIFA-s.

Arsyeja tjetër e vërtetë e përsëritjes së penalltisë duket se lidhet me mbrojtësin Josko Gvardiol. Mbrojtësi kroat hyri brenda zonës së penalltisë para se Kane të ekzekutonte goditjen, duke kryer një shkelje të rregullave.

Pas verifikimit nga VAR-i, gjyqtari vendosi që penalltia të riluhej.

Në tentativën e dytë, Kane nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Anglisë avantazhin në sfidën ndaj Kroacisë.

Ndeshja vazhdoi me gola, me pjesën e parë që u mbyll 2-2. /Telegrafi/