Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ‘bojkotojnë’ festën pas Ferma VIP 3?

Magazina

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, ku fituesja e madhe u shpall poetja Mimoza Ahmeti, u organizua edhe festa përmbyllëse e spektaklit. Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe anëtarë të stafit që kontribuuan në realizimin e formatit gjatë gjithë sezonit. Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që […]

Madhësia e shkronjave

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, ku fituesja e madhe u shpall poetja Mimoza Ahmeti, u organizua edhe festa përmbyllëse e spektaklit.

Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe anëtarë të stafit që kontribuuan në realizimin e formatit gjatë gjithë sezonit.

Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.

Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti.

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në festën e organizuar pas finales.

Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.

Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim. /Telegrafi/