Në emisionin “Top Arena”, Selin Bollati është pyetur nga Brikena Selmani nëse ka menduar ndonjëherë të tërhiqet nga gara gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother ku edhe doli fituese.
Në përgjigjen e saj, Selini ka pranuar se ka pasur momente të vështira gjatë eksperiencës, ku mendimi për ta lënë garën është shfaqur për shkak të dinamikave dhe presionit të madh që sjell një format i tillë.

Ajo ka theksuar se kush e jeton nga afër një përvojë të tillë e kupton se sa intensive dhe e paparashikueshme mund të jetë, duke shtuar se ndonjëherë të duket se zgjidhja më e shpejtë është të dorëzohesh.
“Ka patur shumë momente, ndonjëherë zgjedhja më e shpejtë mendon se është të ndërpresësh garën. Ka pasur momente që kam thënë okej, kaq, nuk mund të vazhdoj më”, është shprehur ajo.
Megjithatë, ajo ka treguar se në ato momente vendimtare ka qenë karakteri dhe forca e saj e brendshme që e kanë mbajtur në lojë, duke mos e lejuar të heqë dorë.
Sipas saj, kjo këmbëngulje ka qenë vendimtare në rrugëtimin e saj deri në fund, ku edhe arriti të shpallej fituese e edicionit të pestë të formatit.
Në vend të dytë u rendit Armir Shahini – Miri, më pas Mateo Borri dhe Rogert Sterkaj. /Telegrafi/





