Lajm i rëndësishëm për semestrantët e SH.F. „Naim Frashëri“ në Bujanoc: Publikohet orari i provimeve përfundimtare për klasat e teta

Vendore

Shkolla Fillore „Naim Frashëri“ në Bujanoc ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë nxënësit e klasave të teta dhe prindërit e tyre, duke zbardhur datat dhe rregullat e provimeve përfundimtare të cilat nisin këtë të hënë. ​Provimet, të cilat janë obligative për të gjithë nxënësit që përfundojnë ciklin fillor, do të shtrihen në tre […]

Madhësia e shkronjave

Shkolla Fillore „Naim Frashëri“ në Bujanoc ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë nxënësit e klasave të teta dhe prindërit e tyre, duke zbardhur datat dhe rregullat e provimeve përfundimtare të cilat nisin këtë të hënë.

​Provimet, të cilat janë obligative për të gjithë nxënësit që përfundojnë ciklin fillor, do të shtrihen në tre ditë radhazi, duke filluar nga data 15 qershor 2026.

​Kalendari i plotë i testimeve:

  • 15.06.2026 (E hënë): Provimi nga lënda e Gjuhës Shqipe
  • 16.06.2026 (E martë): Provimi nga lënda e Matematikës
  • 17.06.2026 (E mërkurë): Testi i zgjedhur (lënda zgjedhore)

​Mobilizim i hershëm: Nxënësit në shkollë që nga ora 08:00

​Sipas udhëzimeve të menaxhmentit të shkollës, të gjitha provimet do të startojnë zyrtarisht në ora 09:00. Megjithatë, për shkak të procedurave të rregullta dhe mbarëvajtjes së procesit, nxënësit janë të obliguar të paraqiten në ambientet e shkollës një orë më herët, saktësisht në ora 08:00.

​Drejtoria e shkollës u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve për vëmendje maksimale ndaj këtij orari:

​”Lusim nxënësit që të jenë të përgatitur dhe të respektojnë orarin e përcaktuar. Pjesëmarrja në provime është obligative për të gjithë,” thuhet në njoftimin e shkollës, ku në fund përcillen edhe urimet më të mira për suksesin e gjysmëmaturantëve./BujanociNet/