LSH: VLEN paralajmëroi zvarritjen e re të projektit të rrugës Shkup-Bllacë

Rajon

Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj njoftimeve të djeshme të përfaqësuesve të koalicionit VLEN për projektin e rrugës Shkup–Bllacë, duke i cilësuar ato jo si fillim të punimeve, por si një zvarritje të re të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Sipas LSH-së, afati prej 3.5 vitesh për përfundimin e rrugës, i pranuar nga vetë […]

Madhësia e shkronjave

Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj njoftimeve të djeshme të përfaqësuesve të koalicionit VLEN për projektin e rrugës Shkup–Bllacë, duke i cilësuar ato jo si fillim të punimeve, por si një zvarritje të re të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Sipas LSH-së, afati prej 3.5 vitesh për përfundimin e rrugës, i pranuar nga vetë përfaqësuesit e Qeverisë, dëshmon se premtimi për ndërtimin e saj brenda mandatit qeverisës nuk do të realizohet.

“Kryetarët dhe ministrat e koalicionit VLEN të cilët dje bënin gara se cili do të bëjë më shumë lajme për rrugën Shkup-Bllacë nuk njoftuan fillimin e ndërtimeve, por në fakt zvarritjen e re të realizimit të këtij projekti mjaft të rëndësishëm. Ata mes tjerash vetë pranuan që ky projekt do të merr 3.5 vite për tu finalizuar, që dëshmon qartë se ata veçse pranuan dështimin dhe shkelën fjalën e tyre se rruga do të ndërtohet brenda mandatit qeverisës.

Përfaqësuesit e VLEN dje bënë atë që kanë kritikuar ndër vite qeveritë e kaluara. U bënë të njëjtë, pa asnjë dallim: zvarritje, premtime boshe, mashtrim, prolongim dhe lojë fjalësh”, thuhet në kumtesën e Lidhjes shqiptare.

“Periudha prej 3.5 vitesh që e pranuan edhe vetë ata fillimisht tregon zvarritjen e radhës, por edhe kjo si periudhë nuk është definitive. Me paralajmërimet e kësaj Qeverie kundër autostradave që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Kosovën, do të jemi dëshmitarë se punimet as nuk do të fillojnë. Për fatin e mirë të qytetarëve, ndryshimi i vërtetë do të vijë shumë shpejtë dhe do tu rikujtojmë të gjithëve se si mbahen premtimet dhe si realizohen projektet me interes kombëtar”, thonë nga LSH.