Interi thuhet se është i interesuar ta përfundoj me sukses një transferim të madh nga Real Madridi gjatë afati kalimtar të verës.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta, do të takohet me presidentin e rizgjedhur të Real Madridit , Florentino Perez, gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin spanjoll.

Nerazzurrët gjithashtu mund të shfrytëzojnë rastin e takimit për të diskutuar marrëveshjet për disa nga yjet e Los Blancos.
Sipas gazetës Tuttosport, emri i Arda Guler është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Nerazzurrët, me të ardhmen e tij që varet tani në fije të perit pas nënshkrimit të Bernardo Silvës me kërkesë të Jose Mourinhos.
Ylli turk pati një sezon të shkëlqyer individual sezonin e kaluar, pavarësisht vështirësive të përgjithshme të Real Madridit. Ai është gjithashtu i vendosur të bëjë diferencën për Turqinë në Kupën e Botës 2026.
Interi gjithashtu ka një interes të hershëm për Nico Paz, i cili është lidhur ngushtë me një rikthim në Real Madrid nga Como këtë verë.
Megjithatë, nënshkrimi i Silvës mund ta shtyjë argjentinasin të kalojë një tjetër sezon me ekipin e Cesc Fabregas, i cili është kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/





