BE-ja sanksionon iranianët për kufizimin e trafikut detar në Hormuz

Bota

Bashkimi Evropian tha të hënën se kishte vendosur sanksione ndaj dy individëve iranianë dhe një njësie të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për kërcënimin e lirisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh rreth një e pesta e naftës në botë. Ky veprim shënoi herën e parë që blloku ka […]

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Evropian tha të hënën se kishte vendosur sanksione ndaj dy individëve iranianë dhe një njësie të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për kërcënimin e lirisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh rreth një e pesta e naftës në botë.

Ky veprim shënoi herën e parë që blloku ka përdorur fuqi të reja për të sanksionuar Iranin për kufizimin e lirisë së lundrimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

BE-ja tha në një deklaratë me shkrim se kishte shtuar Komandën Provinciale të Hormozganit të Marinës së IRGC-së në listën e saj të sanksioneve, si dhe Mohammad Akbarzadeh dhe Hamid Hosseini.

Ajo theksoi se Akbarzadeh është Zëvendës Komandant për Çështjet Politike të Marinës së IRGC-së dhe Hosseini është përfaqësues i Unionit të Eksportuesve të Naftës, Gazit dhe Produkteve Petrokimike të Iranit.

Irani vendosi të mbyllë Ngushticën e Hormuzit pasi filluan sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.

“Veprimet e Iranit janë të papranueshme. Në përgjigje, shtetet anëtare kanë miratuar sanksione kundër subjekteve dhe individëve iranianë të përfshirë në ndërprerjen e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, më parë në një konferencë për shtyp në Qipro.

“Kjo është hera e parë që BE-ja ka zbatuar regjimin e saj të ri të lirisë së lundrimit dhe kur të jetë e nevojshme do ta zbatojmë përsëri”, shtoi Kallas. /Telegrafi/