Fillojnë punimet në rrugën Breznicë – Muhoc, projekt i rëndësishëm për Malësinë e Bujanocit

Vendore

Kanë filluar punimet në aksin rrugor Breznicë – Muhoc, një projekt infrastrukturor me gjatësi prej rreth 4.5 kilometrash, që konsiderohet ndër investimet më të rëndësishme për zonën e Malësisë së Bujanoc.Fillimin e punimeve e ka bërë të ditur edhe kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar terrenin në Tërnoc […]

Madhësia e shkronjave

Kanë filluar punimet në aksin rrugor Breznicë – Muhoc, një projekt infrastrukturor me gjatësi prej rreth 4.5 kilometrash, që konsiderohet ndër investimet më të rëndësishme për zonën e Malësisë së Bujanoc.
Fillimin e punimeve e ka bërë të ditur edhe kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar terrenin në Tërnoc dhe në rrugën Breznicë – Muhoc.
Sipas tij, ky projekt është rezultat i angazhimeve dhe takimeve të shumta me nivelin qendror, ndërsa procedurat dhe obligimet komunale janë realizuar në kohë rekord.
“Nga Zarbinca deri në Miratoc, të gjitha bashkësitë lokale po lidhen me realizimin e këtij projekti. Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Pajaziti.
Ndërkohë, qytetarë të zonës kanë vlerësuar fillimin e realizimit të kësaj rruge si një nevojë të kahmotshme për banorët e Malësisë së Bujanocit, duke shpresuar se investimi do të ndikojë në përmirësimin e jetës dhe krijimin e kushteve për zhvillim dhe ndaljen e shpërnguljes.
Rruga Breznicë – Muhoc pritet të lidhë më mirë fshatrat e kësaj zone me qytetin dhe të lehtësojë qarkullimin për banorët e Malësisë. /BujanociNet/