Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Bota

Një video është bërë virale e Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., i cili kap gjarpërinj me duar. Kennedy tha se po i largonte zvarranikët nga shtëpia e kolegut të tij, Dr. Mehmet Oz, në plazhin e Floridas. Gjarpërinjt në video “nuk janë helmues dhe të padëmshëm për njerëzit për sa kohë […]

Madhësia e shkronjave

Një video është bërë virale e Sekretarit të Shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., i cili kap gjarpërinj me duar.

Kennedy tha se po i largonte zvarranikët nga shtëpia e kolegut të tij, Dr. Mehmet Oz, në plazhin e Floridas.

Gjarpërinjt në video “nuk janë helmues dhe të padëmshëm për njerëzit për sa kohë që lihen të qetë”, sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare.

Por, Komisioni i Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër në Florida kohët e fundit i paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg gjarpërinjve pasi ata bëhen më aktivë në pranverë.

“Mbajini larg gjarpërinjtë dhe admirojini nga larg”, tha komisioni.

“Rezistojini dëshirës për ta kapur – edhe gjarpërinjtë tanë johelmues mund të kafshojnë fort”, shtoi ai. /Telegrafi/