Man Utd nuk humb kohë, afër marrëveshjes me Newcastle për yllin e skuadrës

Sport

Manchester United ka bërë përparim të ndjeshëm në përpjekjet për ta transferuar mesfushorin e Atalantas, Ederson, por në të njëjtën kohë është duke u afruar edhe me Sandro Tonalin. Ederson pritet t’i shtojë “Djajve të Kuq” më shumë shkëndijë teknike në mesfushë, sidomos në një moment kur Casemiro dhe madje edhe Manuel Ugarte po shihen […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United ka bërë përparim të ndjeshëm në përpjekjet për ta transferuar mesfushorin e Atalantas, Ederson, por në të njëjtën kohë është duke u afruar edhe me Sandro Tonalin.

Ederson pritet t’i shtojë “Djajve të Kuq” më shumë shkëndijë teknike në mesfushë, sidomos në një moment kur Casemiro dhe madje edhe Manuel Ugarte po shihen si lojtarë në prag largimi.

Sipas Niccolo Ceccarinit të Tuttomercatoweb, marrëveshja për brazilianin është pothuajse e përfunduar dhe lojtari pritet t’i thotë lamtumirë “La Dea”-s shumë shpejt. Por United nuk po ndalet me kaq dhe raportohet se është pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe me Newcastle United për Tonalin.

Edhe pse nuk jepen detaje për shumën e transferimit, gazetari shprehet mjaft i sigurt se destinacioni i radhës i italianit do të jetë “Old Trafford”.

Më herët, interesim për Tonalin kishte shfaqur edhe Juventusi, por “Zonja e Vjetër” nuk ka pasur fuqinë financiare për ta rikthyer atë në Itali.

“Tonali do të jetë zëvendësuesi i Casemiros”

Sa i përket profilit, Tonali konsiderohet shumë më i ngjashëm me Casemiron sesa Edersoni me bashkëkombësin e tij. Edhe pse italiani te Newcastle, por edhe më herët te AC Milan, ka luajtur shpesh më përpara (madje duke shënuar gola vendimtarë gjatë fitimit të Scudettos), ai tashmë është stabilizuar në një rol më të thellë.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ai nuk mund të luajë edhe si numër 8. Atributet e tij fizike janë rritur në Angli, duke e bërë një lojtar të besueshëm edhe në rolin ‘box-to-box’. Edhe me Kombëtaren e Italisë, në shumë raste ai është përdorur më lart në fushë, duke kontribuar edhe me gola.

Në përgjithësi, ardhja e Tonalit do të ishte një tjetër mënyrë për ta rritur nivelin teknik të mesfushës së United. Ai vlerësohet se është më i mirë se Casemiro në ruajtjen e topit dhe në marrjen e tij në mënyrën e duhur, gjë që mund t’i shërbejë shumë nën drejtimin e Michael Carrick./Telegrafi/