Modric flet për të ardhmen e tij te Milani

Sport

Luka Modric ka folur për të ardhmen e tij te Milan, teksa kontrata aktuale po i afrohet javëve të fundit. Pavarësisht se ka mbushur 40 vjeç, ikona kroate mbetet një figurë e rëndësishme për Massimiliano Allegrin dhe është i vendosur ta mbyllë aventurën në “San Siro” me trofe. Me kontratën që i skadon në fund […]

Madhësia e shkronjave

Luka Modric ka folur për të ardhmen e tij te Milan, teksa kontrata aktuale po i afrohet javëve të fundit. Pavarësisht se ka mbushur 40 vjeç, ikona kroate mbetet një figurë e rëndësishme për Massimiliano Allegrin dhe është i vendosur ta mbyllë aventurën në “San Siro” me trofe.

Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, ndonëse ai ka opsionin për ta aktivizuar një zgjatje edhe për një vit, spekulimet për lëvizjen e radhës së Modricit janë shtuar.

Pasi iu bashkua Milanit si lojtar i lirë në verën e vitit 2025, pas përfundimit të karrierës së jashtëzakonshme te Real Madridi, kroati vazhdon të mbetet një forcë konkurruese.

Ndërsa shumë lojtarë në këtë moshë do të mendonin për pensionim, ai po i mban të hapura opsionet si për rinovim, ashtu edhe për një lëvizje të mundshme diku tjetër.

I pyetur nga Sportmediaset për planet e tij për sezonin e ardhshëm, Modric u tregua profesional, por la të kuptohet edhe afeksioni i tij për klubin.

“Çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur në Milan, por gjëja më e rëndësishme tani është ndeshja ndaj Cagliarit të dielën dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve”.

“Sa për pjesën tjetër, do të shohim. Kam një marrëdhënie të mirë me klubin, drejtuesit dhe trajnerin”, shpjegoi ai.

“Kur zgjodha Milanin, ishte për të ndihmuar dhe për të tentuar të fitojmë. Këtë vit kjo nuk ndodhi, por është e qartë se do të doja të fitoja një trofe me Milanin. E përsëris: tani po mendoj vetëm për ndeshjen e së dielës”, përfundoi kroati./Telegrafi/