Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi David Alaba do të largohet në verë.
Gjiganti madrilen po bënë ndryshime në të mëdha në skuadër, ku priten edhe shumë përforcime.
Megjithatë, “Los Blancos” fillimisht janë fokusuar në largime, ku pas Dani Carvajal, Alvaro Arbeloa, tani i ka ardhur koha edhe austriakut, që para pesë viteve kaloi në “Santiago Bernabeu”, por kurrë nuk e gjeti formën që kishte te Bayern Munich si pasojë e lëndimeve.
“Real Madridi dhe David Alaba janë pajtuar që marrëveshja e lojtarit me klubin të përfundojë në fundin e sezonit”.
“Real Madridi e falënderon lojtarin, i cili ka qenë pjesë e skuadrës në një periudhë të suksesshme në historinë tonë”, thuhet në komunikatë.
Alaba në pesë vite zhvilloi 131 paraqitje, ndërsa fitoi 11 tituj në proces./Telegrafi/






