Belgjika nis hetime për “Sarajevo Safarin”, dyshohet se edhe belgët vrisnin civilë

Bota

Belgjika ka nisur hetime lidhur me të ashtuquajturin “Sarajevo Safari”, pas dyshimeve se edhe shtetas belgë mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990. Dyshimet lidhen me pretendimet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha parash për t’u lejuar nga forcat serbe të Bosnjës të […]

Madhësia e shkronjave

Belgjika ka nisur hetime lidhur me të ashtuquajturin “Sarajevo Safari”, pas dyshimeve se edhe shtetas belgë mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990.

Dyshimet lidhen me pretendimet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha parash për t’u lejuar nga forcat serbe të Bosnjës të qëllonin civilë nga pozicionet snajperiste përreth Sarajevës. Rasti u bë i njohur ndërkombëtarisht pas dokumentarit “Sarajevo Safari”, të regjisorit slloven Miran Zupaniq.

Deputetja belge Leila Agic ka kërkuar nga Prokuroria Federale e Belgjikës të hetojë nëse shtetas belgë kanë marrë pjesë në këto krime të dyshuara lufte. Deri tani nuk janë bërë publike emra apo procedura konkrete penale ndaj personave të dyshuar.

Sipas dëshmive të paraqitura në dokumentar dhe hetimeve të mediave italiane, pjesëmarrësit dyshohet se paguanin deri në 100 mijë euro për të marrë pjesë në këto “safari njerëzore”, ndërsa thuhet se ekzistonin edhe tarifa të ndryshme për objektivat civile.

Hetime për rastin tashmë kanë nisur edhe në Itali dhe Austri. Autoritetet austriake konfirmuan se po hetojnë dy persona për pjesëmarrje të mundshme në të ashtuquajturat “ture snajperësh” gjatë luftës në Bosnje.

Rrethimi i Sarajevës, që zgjati nga viti 1992 deri më 1996, konsiderohet një nga rrethimet më të gjata në historinë moderne të luftërave dhe mori jetën e mijëra civilëve. /Telegrafi/