Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Magazina

Fituesja e Eurovisionit, Dara, ka zbuluar se ishte bashkëshorti i saj Ervin Ivanov, ai që e shtyu të aplikonte në këtë garë muzikore – vendim që më pas rezultoi ‘goditje në shenjë’ duke i sjellë edhe triumfin në skenën evropiane. Pas fitores së saj, vëmendje të madhe në publik ka marrë edhe jeta e saj […]

Madhësia e shkronjave

Fituesja e Eurovisionit, Dara, ka zbuluar se ishte bashkëshorti i saj Ervin Ivanov, ai që e shtyu të aplikonte në këtë garë muzikore – vendim që më pas rezultoi ‘goditje në shenjë’ duke i sjellë edhe triumfin në skenën evropiane.

Pas fitores së saj, vëmendje të madhe në publik ka marrë edhe jeta e saj private dhe lidhja me Ivanov.

Sipas mediave, Ervini punon në fushën e farmakologjisë dhe toksikologjisë, me fokus në kërkim dhe zhvillim të barnave inovative.

Hulumtimet e tij lidhen me kemoterapitë, terapitë e synuara si dhe studimin e kanabinoideve dhe substancave të tjera aktive me origjinë natyrore.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave bullgare.

Dara ka folur edhe më herët për ndikimin që Ervini ka pasur në jetën e saj, duke thënë se ai e ka ndihmuar të përballet me pasiguritë dhe me mënyrën se si e shihte familjen dhe jetën në çift.

Ata u fejuan në shkurt 2024 në Tajlandë, ndërsa u martuan në vitin 2025.

Në atë periudhë, Dara publikoi edhe një mesazh emocional, ku e quajti 2025-n “vitin më të mirë të jetës sime”, duke renditur arritje personale si martesa, shtëpia e saj, lënia e duhanit, sporti dhe një stil jete më i balancuar, si dhe suksese profesionale: album, turneu i parë, çmimi “këngëtarja e vitit”, performanca hapëse për Robbie Williams, pjesëmarrja në një kamp të madh evropian për shkrim këngësh dhe bashkëpunime të reja që, sipas saj, do të jenë surprizë vitin e ardhshëm.

Ivanov e ka mbështetur Darën edhe gjatë Eurovisionit të këtij viti në Vjenë.

Pas fitores, ata u filmuan duke u puthur në prapaskenë dhe më pas duke kërcyer, pamje që u shpërndanë gjerësisht dhe morën shumë reagime në rrjetet sociale. /Telegrafi/