Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810442-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/810442-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme" loading="lazy"></p>Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë. Një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme. “Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi</div>

Madhësia e shkronjave

Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë. Një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota. Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%. AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.
Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja. Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit./Klankosova