Deliu-Kodra: Dhuna nuk është zgjidhje, por as provokimet e linçimet

Nacionale

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani. Deliu-Kodra tha se dhuna nuk është zgjidhje, por theksoi se as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk duhet të normalizohen në diskursin publik. […]

Madhësia e shkronjave

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Deliu-Kodra tha se dhuna nuk është zgjidhje, por theksoi se as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk duhet të normalizohen në diskursin publik.

“Dhuna nuk është zgjidhje. Por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë. Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj”, shkroi ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se një sulm fizik ka ndodhur sot në Skenderaj ndaj kryetarit të qendrës së saj atje, Hysni Mehani. Sipas këtij subjekti politik, incidenti ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në një reagim të shkurtër në Facebook, ka deklaruar se qytetarët kanë reaguar ndaj provokimeve që, sipas tij, ju bënë atij.