Melania Trump e përshkruan Donaldin si një udhëheqës empatik – publiku ‘shpërthen’ në të qeshura

Magazina

Melania Trump tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e Ditës së Nënës dhe të dedikuar nënave dhe familjeve të ushtarëve amerikanë. Ajo mbajti një fjalim për të pranishmit, ku foli për rolin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, si udhëheqës. Gjatë deklaratës, Melania […]

Madhësia e shkronjave

Melania Trump tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e Ditës së Nënës dhe të dedikuar nënave dhe familjeve të ushtarëve amerikanë.

Ajo mbajti një fjalim për të pranishmit, ku foli për rolin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, si udhëheqës.

Gjatë deklaratës, Melania u përpoq ta portretizonte Trumpin jo vetëm si figurë të fortë politike, por edhe si njeri me ndjeshmëri.

“Shumica e njohin bashkëshortin tim si një udhëheqës të fortë, por empatia e tij e tejkalon atë rol…”, tha ajo para të ftuarve.

Mirëpo, sapo u dëgjua kjo fjali, publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa edhe vetë Trump reagoi me buzëqeshje dhe duke ngritur supet, sikur të pranonte me humor situatën.

Edhe Melania, sipas raportimeve, e pati të vështirë të ruante seriozitetin dhe u duk se u kap nga momenti, teksa vazhdonte fjalimin.

Pamjet nga kjo pjesë e eventit u shpërndanë me shpejtësi në internet dhe u bënë virale në rrjete sociale, ku përdoruesit nisën të komentojnë deklaratën e saj. /Telegrafi/