Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë realizuar një bashkëpunim të quajtur “Bye Bye” para gjashtë vitesh.
Rezultoi shumë i suksesshëm dhë që nga ajo kohë vazhdon të dëgjohet akoma.

Megjithatë, që pas tij këngëtaret nuk kanë pasur kontakte me njëra-tjetrën.
Shpesh është aluduar për raportin mes tyre, ndonëse Tayna vendosi pikat ‘mbi i’ në një intervistë me Meriton Mjekiqin.
I pyetur për këngën dhe nëse do të ketë sërish një duet, Doruntina Shala (emri i vërtetë) u përgjigj: “Mendoj që kur bëhet një këngë në përmasa aq të mëdha që është një këngë madhështore, do të kujtohet, është më e madhe si na, gjithmonë ka me qenë një bashkëpunim ikonik”.
Tutje theksoi: “Mendoj që çkado që bëhet pas asaj mundet me të prish atë të parën si për shembull Shakira me Beyoncen e kanë këngën, nuk e bëjnë edhe një se ia humb. Nuk mundesh të bësh më, është më mirë që njerëzve me ia lënë ëmbël atë, me lënë”.
Rap-artistja në fund tha se nuk ka kontakte e as shoqëri më mes tyre. /Telegrafi/





