Fitore me aromë titulli, Arsenali triumfon në derbin e Londrës ndaj West Hamit

Sport

Arsenali ka marrë fitore të madhe në derbin e Londrës duke mposhtur West Hamin me rezultat minimal 0-1. Në një ndeshje shumë të luftuar, Topçinjtë kanë triumfuar falë një goli në minutën e 83-të. Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi 0-0, përkundër rasteve të mira nga dy skuadrat. Paraprakisht David Raya ka bërë […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali ka marrë fitore të madhe në derbin e Londrës duke mposhtur West Hamin me rezultat minimal 0-1.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Topçinjtë kanë triumfuar falë një goli në minutën e 83-të.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi 0-0, përkundër rasteve të mira nga dy skuadrat.

Paraprakisht David Raya ka bërë një pritje të jashtëzakonshme, derisa në minutën e 83-të,kapiteni Martin Odegaard ka asistuar te Leonardo Trossard shënoi për 0-1.

Deri në fund vendasit kërkuan golin e barazimit, por Gabriel bllokoi një gjuajtje të Wilson në minutën e 93-të.

Ishte minuta e 95-të e ndeshjes,kur vendasit barazuan rezultatin në 1-1, megjithatë ky gol u anulua për shkak të ndërhyrjes së palejueshme në portierin David Raya.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Arsenali arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për titull.

Topçinjtë mbajnë pozitën e parë në tabelë me 79 pikë, pesë më shumë se Man City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/