Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati kanë qenë mikesha të ngushta, por kështu më nuk qëndron raporti i tyre.
Ato larguan njëra-tjetrën nga rrjetet sociale dhe siç mësohet e gjitha ka të bëjë me Gjestin.

E ftuar në “E diell”, Xheneta ka folur për marrëdhënien e tyre pas aludimeve të fundit.
Ajo siç shihet është e zhgënjyer nga Loredana për faktin se e ka konsideruar shoqe dhe se nuk e mendonte një gjë të tillë.
“Unë nisem nga ajo që ku ka zë nuk është pa asgjë. Përderisa kanë dalë ‘screenshot’ që nuk është thjesht siç ka thënë Loredana që ai ka qenë një ditë përpara, kjo mbrapa sepse pikërisht shoqet e saj kanë hedhur të njëjtën ditë, nuk kanë hedhur të nesërmen siç ka bërë Loredana”, u shpreh ajo.
Tutje theksoi: “Unë mendoj që ka diçka, por ja lë në ndërgjegjën e atyre dyve. Unë e kam mbyllur raportin me të dhe le të merr kushdo. Nuk ia marrë askujt, një person që pi e ha rri me mua mjafton një herë, unë nuk prek asnjëherë te partneri i saj”.
Xheneta për këtë edhe i ka dhënë fund miqësisë me të, pavarësisht që me Gjestin nuk flet për një kohë. /Telegrafi/





