Qoku: Më 9 maj para dy viteve numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare, sot VLEN-i po bëhet një parti e vetme

Rajon

Deputeti Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it tha se rrugëtimi i koalicionit ka qenë sfidues, teksa deri në momentin kur tashmë po bëhen një perti e vetme, kanë qëndruar vetëm njerëzit me ideal të përbashkët për ndryshim. Ai tha se VLEN-i lindi si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. “VLEN […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it tha se rrugëtimi i koalicionit ka qenë sfidues, teksa deri në momentin kur tashmë po bëhen një perti e vetme, kanë qëndruar vetëm njerëzit me ideal të përbashkët për ndryshim.

Ai tha se VLEN-i lindi si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“VLEN është pikërisht si përgjigje e këtij realiteti. E lexoj drejtë kërkesën dhe nevojën e popullit dhe qytetarëve dhe me shumë vetmohim arriti ta tejkalojë paragjykimet ndasitë dhe skepticizmin. Rruga nga ngjizja e VLEN-it këtu në kongresin e VLEN-it na bëri mirë. Na mësoi të ecim bashkë. 9 maji i para dy viteve ishte kur festuam fitorën e parë të VLEN-it. Ata natë numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare”, deklaroi Qoku.