Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dha një deklaratë të shkurtër para gazetarëve para se të niste mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Abdixhiku tha se sot është ditë e madhe për LDK-në.
“Ditë e madhe për LDK-në, të gjithë do t’i bëjmë bashkë”, tha ai.
I pyetur nëse kjo vlen edhe për Agim Veliun, Hykmete Bajramin e Avdullah Hotin, ai tha sërish “Të gjithë do t’i bëjmë bashkë”. /Telegrafi/






