LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vendos për bashkimin me Vjosa Osmanin

Nacionale

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të diskutohet për bashkëpunimi me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë paralajmëroi mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Ai pas mbledhjes së Kryesisë kishte bërë të ditur se […]

Madhësia e shkronjave

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të diskutohet për bashkëpunimi me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë paralajmëroi mbajtjen e kësaj mbledhjeje.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë kishte bërë të ditur se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por që më shumë rreth këtij bashkëpunimi do të flasë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

“I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku, duke kërkuar t’i jepet edhe disa ditë kohë që të finalizohet kjo.

“Më jepni disa ditë që ti finalizoj diskutimet me zonjën Osmani për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët”, ishte shprehur Abdixhiku. /Telegrafi/