Sekretarja e Partisë “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas largimeve nga partia, duke i krahasuar me një skenar të ngjashëm që sipas saj kishte ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2018.
Ajo ka përmendur largimin e Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit dhe Albena Reshitajt, të cilët i janë bashkuar listës së Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kasumi-Berisha ka thënë se këto largime ishin të pritshme dhe ka ironizuar duke thënë se për “Guxo” janë “vetëm tre probleme më pak”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit Avdyli.
“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak.
Përndryshe, më 28 dhjetor, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota. Shihemi më 7 qershor…”, ka shkruar Avdyli.





