“Nuk kishim asnjë gjë personale”, Lionel Messi komenton rivalin shumëvjeçar me Cristiano Ronaldon

Sport

Sulmuesi Lionel Messi ka folur për rivalitetin shumëvjeçar me Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si “të bukur sportiv”. Ylli argjentinas ka theksuar se përplasja mes tyre ishte e natyrshme, pasi ai luante te Barcelona ndërsa Ronaldo te Real Madridi, me dy superfuqitë spanjolle që konkurronin për çdo trofe. “Është diçka e natyrshme në botën e […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Lionel Messi ka folur për rivalitetin shumëvjeçar me Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si “të bukur sportiv”.

Ylli argjentinas ka theksuar se përplasja mes tyre ishte e natyrshme, pasi ai luante te Barcelona ndërsa Ronaldo te Real Madridi, me dy superfuqitë spanjolle që konkurronin për çdo trofe.

“Është diçka e natyrshme në botën e futbollit. Unë isha te Barcelona dhe ai te Real Madridi, dhe ne po garonim për gjithçka, si në aspektin kolektiv ashtu edhe individual, prandaj njerëzit na krahasonin gjithmonë”.

Sipas tij, pavarësisht debatit të madh publik, marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë korrekte.

“Por marrëdhënia jonë ishte gjithmonë e mirë dhe me respekt, dhe gjithçka që ndodhi ishte thjesht sportive. Nuk kishte asgjë personale”.

Messi tregoi se nuk takoheshin shpesh, përveç ndeshjeve dhe ceremonive të çmimeve, por edhe atëherë raporti mbetej pozitiv.

“Nuk takoheshim shpesh, përveç në ndeshje ose në ceremonitë e çmimeve, dhe gjithmonë kemi qenë në marrëdhënie të mira”.

“Tani jemi në etapa të ndryshme të jetës, por ajo që ndodhi ishte një rivalitet i bukur sportiv”, përfundoi Messi.

Ndërkohë, ekziston mundësia që të shohim edhe një përballje mes Messit e Ronaldos, në rast që Argjentina e Portugalia takohen në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/