Ylli i PSG-së poston një video të Gavit pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve

Sport

Paris Saint-Germain do ta zhvillojë finalen e Ligës së Kampionëve në Budapest më 30 maj, teksa përgatitet të përballet me Arsenalin. Kjo përballje sjell një duel interesant edhe në bankinë, mes dy ish-lojtarëve të Barcelonës: Luis Enrique dhe Mikel Arteta, të cilët do të jenë kundër njëri-tjetrit si trajnerë. Fituesi i Topit të Artë, Ousmane […]

Madhësia e shkronjave

Paris Saint-Germain do ta zhvillojë finalen e Ligës së Kampionëve në Budapest më 30 maj, teksa përgatitet të përballet me Arsenalin.

Kjo përballje sjell një duel interesant edhe në bankinë, mes dy ish-lojtarëve të Barcelonës: Luis Enrique dhe Mikel Arteta, të cilët do të jenë kundër njëri-tjetrit si trajnerë.

Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, ishte vendimtar në barazimin 1-1 në Munich, rezultat që i mjaftoi PSG-së të kualifikohej me shifrat e përgjithshme 6-5. Francezi e qetësoi herët atmosferën në stadium, duke e ndihmuar Parisin të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kalimin tutje.

Dembele po e mbyll sezonin sërish në formë të shkëlqyer, duke u dukur i pandalshëm në fazën përmbyllëse të këtij edicioni.

Pas kualifikimit në finale, ai iu referua edhe një tjetër mesfushori të Barcelonës. Në Instagram, Dembele publikoi një video të Gavit dhe një përgjigje të famshme nga një konferencë për shtyp e sezonit të kaluar.

Në atë video, Gavi i përgjigjet një pyetjeje lidhur me stilin e tij agresiv të lojës me një deklaratë të drejtpërdrejtë.

“Shumë njerëz mendojnë se unë nuk di të luaj futboll, por ata s’kanë fare idenë se çfarë po flasin! Kjo është e vërteta, por është e kuptueshme. Në fund të fundit, ky është futbolli dhe secili ka të drejtën e mendimit të vet”, kishte thënë Gavi.

As Dembele vetë nuk ka qenë i kursyer nga kritikat gjatë karrierës, veçanërisht sa i përket vendimmarrjes në fushë.

Megjithatë, ai duket se i ka shuar këto dyshime që nga kalimi te PSG, ku paraqitjet e tij kanë qenë gjithnjë e më bindëse./Telegrafi/