Sonte përfundon afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe koalicione

Nacionale

Sot në orën 24:00 përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për formimin e koalicioneve. Këtë e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. “Sot, më 7 maj, në […]

Madhësia e shkronjave

Sot në orën 24:00 përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për formimin e koalicioneve.

Këtë e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në për: pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve”, ka thënë ai.

Gjithashtu Elezi theksoi se këto obligime vlejnë vetëm për partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit zyrtar të partive politike në vend.

“Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës”, ka thënë Elezi.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026. /Telegrafi/