Adriana Matoshi iu kundërpërgjigjet kolegeve artiste që e kritikuan për gjuhën e saj: Unë nuk e ulë nivelin e debatit, unë e bëj të sinqertë

Magazina

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas kritikave që mori në rrjete sociale nga kolege të saj artiste, mes tyre Eliza Hoxha dhe Adelina Thaqi Meta. Reagimi i Matoshit vjen pasi ditë më parë u diskutua gjerësisht një status i saj, ndërsa më pas pasuan kundërpërgjigje […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas kritikave që mori në rrjete sociale nga kolege të saj artiste, mes tyre Eliza Hoxha dhe Adelina Thaqi Meta.

Reagimi i Matoshit vjen pasi ditë më parë u diskutua gjerësisht një status i saj, ndërsa më pas pasuan kundërpërgjigje publike nga dy koleget, të cilat e kritikuan gjuhën dhe mënyrën e komunikimit nga një figurë publike dhe e zgjedhur.

Në statusin e saj të fundit, Matoshi thekson se arti nuk duhet parë si “dekor”, por si pasqyrë e realitetit dhe si zë për shoqërinë, duke nënvizuar se heshtja përballë padrejtësisë nuk është kulturë.

Ajo shkruan se nuk synon t’u pëlqejë të gjithëve, por të jetë e sinqertë me veten dhe me qytetarët, duke shtuar se arti që “nuk shqetëson”, sipas saj, nuk e zgjon askënd.

“Ka njerëz që flasin për ‘art’ si dekor, por nuk e durojnë kur arti bëhet pasqyrë. Unë nuk kam zgjedhur të jem e qetë kur realiteti kërkon zë… Të flasësh për shoqërinë nuk është përçarje. Të heshtësh përballë padrejtësisë nuk është kulturë”, shkroi Matoshi, duke vazhduar më tej se “arti më i mirë është ai që e kupton populli” dhe se kur flet me “gjuhën e popullit”, arti jeton jo vetëm në skenë, por edhe tek secili që e ndjen.

Në fund të shkrimit, deputetja e VV-së u shpreh se është e lodhur nga “moralizma bosh” dhe ftoi që debati të zhvendoset te veprat: “Mjaft me moralizma bosh. Flasim për vepra”, përfundoi ajo. /Telegrafi/