Në Sunshine Coast të Australisë, një ekip gjarpërkapësish u thirr për të larguar një piton që ishte futur brenda një njësie të kondicionerit në një shtëpi.
Shërbimi “Sunshine Coast Snake Catchers 24/7” publikoi një video ku shihet se si eksperti Stuart McKenzie intervenon në vendngjarje për të nxjerrë gjarprin pa e dëmtuar.

Pitonët shpesh hyjnë në shtëpi në kërkim të ngrohtësisë dhe strehimit, dhe në këtë rast ai ishte futur brenda sistemit të klimës së ajrit, duke u fshehur në pajisje.
McKenzie e nxori me kujdes gjarprin dhe më pas e lëshoi në një zonë më të përshtatshme natyrore, larg zonave të banuara.
Autoritetet dhe gjarpërkapësit theksojnë se në këto situata njerëzit nuk duhet të tentojnë ta kapin vetë gjarprin, por të thërrasin profesionistët, pasi shumë specie në Australi mund të jenë të rrezikshme. /Telegrafi/
Snake ON TOP of the air conditioner! 😲 This Coastal Carpet Python really made itself at home at this place! I think it was trying to tell the homeowner to put the heating on!!





