Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit sollën një analizë të detajuar të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u ndalur te momentet kyçe, duelet taktike dhe lojtarët që po e përcaktojnë rrugën drejt finales. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni i ka dhënë merita dy skuadrave PSG dhe Bayern Munich, duke përmendur teorinë e tifozëve se këto dy ekipe vijnë nga kampionate të dobëta, por duke nënvizuar faktin që ato këtë edicion janë ndoshta më të mirat në botë.
“Arsyeja pse ka pasur gola, po besoj dihet sepse dy ekipet e kanë ndoshta sulmin më të mirë në botë”.
“Dhe kjo është diçka shumë interesante, sepse krejt tifozët bëjnë shaka thonë ‘Ligë e fermerave’ si për Francën si për Gjermaninë, por dy ekipet më të mira në botë po vijnë pikërisht prej Bundesligës dhe Francës”.
“Po besoj që Parisi është dashur kur e ka pasur epërsinë me rezultat 5-2 ta menaxhojë pak më mirë, duke e ditur që është edhe ndeshja e kthimit dhe një epërsi prej tre golash, është një epërsi goxha e madhe”, ka thënë Maxhuni.
Episodin e plotë me gazetaret e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/






