Luis Enrique i pushon yjet, PSG-ja ndalet nga Lorient

Sport

Paris Saint-Germain është ndalur në një barazim në shtëpi nga Lorient pasi trajneri Luis Enrique vendosi t’i pushojë yjet kryesorë. PSG ishte më e mirë megjithatë mos finalizimi i rasteve të shumta, ndikoi që epilogu përfundimtar të jetë 2-2. Pas një topi të kthyer përfitoi Ibrahim Mbaye që shënoi me kokë për të kaluar herët […]

Madhësia e shkronjave

Paris Saint-Germain është ndalur në një barazim në shtëpi nga Lorient pasi trajneri Luis Enrique vendosi t’i pushojë yjet kryesorë.

PSG ishte më e mirë megjithatë mos finalizimi i rasteve të shumta, ndikoi që epilogu përfundimtar të jetë 2-2.

Pas një topi të kthyer përfitoi Ibrahim Mbaye që shënoi me kokë për të kaluar herët PSG-në në epërsi.

Sidoqftë, Lorient u këndell shpejtë ku Pablo Pagis u gjend në vendin e duhur pas një harkimi për të barazuar rezultatin (12’).

PSG pastaj mori krejt dominimin dhe e riktheu epërsinë falë Ëarren Zaire-Emery, që shënoi nga distanca (62’) vetëm disa sekonda pas inkuadrimit.

Megjithatë, pas një gabimi në mbrojtje – përfitoi Aiyegun Tosin që e finalizoi për mrekulli për ta barazuar prapë rezultatin (78’).

Lucas Hernandez ishte afër të shënonte për t’ia fituar pikët e plota PSG-së, por traversa e shpëtoi Lorientin.

Kësisoj, PSG ka 70 pikë në Ligue 1 ndërsa Lorient zë pozitën e nëntë me 42 sosh./Telegrafi/