Reperi Fero vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat shpeshherë ndezin reagime dhe lënë vend për interpretime të ndryshme.
Së fundmi, ai ka publikuar në Instastory një fotografi ku shihet një kuti Vaseline (Healing Jelly), ndërsa e ka shoqëruar me një mbishkrim thumbues ndaj estradës.

“Estradë, duhet me u furnizu me këtë pajisje”, ka shkruar Fero, pa dhënë më shumë shpjegime se çfarë saktësisht ka dashur të nënkuptojë me këtë mesazh.
Postimi u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një thumb ose ironi ndaj figurave të estradës – në vijim të stilit të reperit, i cili kohë pas kohe publikon mesazhe të drejtpërdrejta, provokuese dhe me nëntekst.
Megjithëse Fero nuk ka bërë ndonjë sqarim shtesë, forma e postimit dhe zgjedhja e imazhit kanë mjaftuar për të ngritur pikëpyetje: a ishte kjo një kritikë, një batutë, apo një mesazh i koduar për dikë konkret?
Në mungesë të një reagimi më të detajuar nga vet reperi, mbetet të shihet nëse ai do ta shpjegojë më vonë postimin apo do ta lërë, si shpeshherë, që rrjeti të “lexojë” mes rreshtave. /Telegrafi/





