Morena Messi, mbesa e Lionel Messit, u bë e njohur falë një videoje dhe tani dëshiron të bëhet këngëtare.
18-vjeçarja argjentinase është vajza e vëllait më të madh të Messit, Rodrigos.

Popullariteti i saj shpërtheu dimrin e kaluar, kur Lionel Messi publikoi në Instagram një video ku Morena këndonte këngën “Quien me manda a enamorarme otra vez” (“Çfarë më shtyu të dashurohem sërish”).
Meqë Messi ka rreth 512 milionë ndjekës në rrjete sociale, videoja u përhap shpejt dhe thuhet se brenda të njëjtës natë rreth 300 mijë persona e ndoqën Morenën në Instagram.
Sot, katër muaj më vonë, ajo ka arritur rreth 386 mijë ndjekës.
Edhe më herët Morena kishte treguar talentin e saj, pasi kishte kënduar edhe në festën e 15-vjetorit të saj, moment që Messi e kishte ndarë po ashtu me ndjekësit.
Tani ajo publikon herë pas here foto nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se po tenton të nisë seriozisht rrugëtimin në muzikë. /Telegrafi/





