Skena të pabesueshme: Lojtarët shtyjnë ambulancën e bllokuar në fushën e shkatërruar

Sport

Pamje të pazakonta vijnë nga futbolli në Rumani, ku ndeshja mes Voluntarit dhe Bihor në ligën e dytë do të mbahet mend për një ngjarje të rrallë dhe disi absurde në minutat e fundit të saj. Sipas gazetarit të njohur sportiv rumun, Emanuel Rosu, reshjet e dendura të shiut e kishin dëmtuar rëndë fushën, duke […]

Madhësia e shkronjave

Pamje të pazakonta vijnë nga futbolli në Rumani, ku ndeshja mes Voluntarit dhe Bihor në ligën e dytë do të mbahet mend për një ngjarje të rrallë dhe disi absurde në minutat e fundit të saj.

Sipas gazetarit të njohur sportiv rumun, Emanuel Rosu, reshjet e dendura të shiut e kishin dëmtuar rëndë fushën, duke e shndërruar atë në baltë të plotë dhe duke vështirësuar zhvillimin normal të lojës.

Situata arriti kulmin pak para përfundimit të ndeshjes, kur një nga lojtarët pësoi një dëmtim serioz.

Autoambulanca hyri menjëherë në fushë për të ofruar ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë të terrenit, ajo mbeti e bllokuar në baltë.

Në një skenë të pazakontë, futbollistët e të dyja ekipeve u detyruan të bashkojnë forcat për të shtyrë autoambulancën dhe për ta nxjerrë nga fusha.

Rosu ndau fotografi nga ky moment në rrjetin social X, duke e përshkruar situatën me fjalët: “Kjo është surreale, madje edhe për standardet e futbollit rumun”. /Telegrafi/