D4D: Të rinjtë në Kosovë përballen me papunësi, nënpërfaqësim politik dhe hendek me tregun e punës

Nacionale

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar gjetjet e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve, duke nxjerrë në pah sfidat dhe potencialin e rinisë në Kosovo, ndërsa theksohet se, pavarësisht popullsisë më të re në Evropë, të rinjtë vazhdojnë të përballen me pengesa serioze në përfshirje dhe zhvillim. Sipas gjetjeve, një ndër sfidat kryesore mbetet fenomeni […]

Madhësia e shkronjave

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar gjetjet e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve, duke nxjerrë në pah sfidat dhe potencialin e rinisë në Kosovo, ndërsa theksohet se, pavarësisht popullsisë më të re në Evropë, të rinjtë vazhdojnë të përballen me pengesa serioze në përfshirje dhe zhvillim.

Sipas gjetjeve, një ndër sfidat kryesore mbetet fenomeni NEET,me një numër të lartë të rinjsh jashtë punësimit, arsimit apo trajnimeve, çështje që sipas raportit kërkon vëmendje urgjente institucionale.(NEET i referohet të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin ndonjë arsimim dhe nuk janë në trajnim profesional).

Raporti po ashtu evidenton se të rinjtë mbeten të nënpërfaqësuar në jetën politike, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe proceset demokratike.

Në fushën e arsimit dhe punësimit, D4D vëren një hendek ndërmjet sistemit akademik dhe nevojave të tregut të punës, veçanërisht në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) duke kërkuar qasje më proaktive në orientimin profesional dhe zhvillimin e aftësive.

Në raport theksohet edhe roli i mjeteve digjitale si mundësi për angazhim më të madh të të rinjve, por nënvizohet nevoja që ky angazhim të përkthehet në ndikim real shoqëror.

Gjatë prezantimit të gjetjeve, u theksua se përgjegjësia për fuqizimin e rinisë është e përbashkët, nga institucionet publike deri te shoqëria civile, me fokus në programe që nxisin talentin dhe frenojnë emigrimin e të rinjve.

Gjetjet u prezantuan në kuadër të projektit Stronger Voices for Better Choices, i udhëhequr nga Ana and Vlade Divac Foundation dhe i mbështetur nga European Union, me pjesëmarrjen e disa organizatave partnere nga rajoni./Telegrafi.