Të shtëna me armë në kazino në Breznicë, pa të lënduar

Vendore
Foto: Bujanoci.Net

Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Breznicë, ku një person i armatosur ka hyrë në një kazino dhe ka shkaktuar të shtëna me armë zjarri. Sipas raportimeve të publikuara nga Presheva.com, një person i maskuar, i pajisur me armë automatike, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe […]

Madhësia e shkronjave

Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Breznicë, ku një person i armatosur ka hyrë në një kazino dhe ka shkaktuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportimeve të publikuara nga Presheva.com, një person i maskuar, i pajisur me armë automatike, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash nga punonjësi.

Pasi nuk ka arritur të sigurojë paratë, i dyshuari ka qëlluar disa herë brenda kazinosë, duke shkaktuar dëme materiale në pajisjet e lojërave të fatit.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe organet hetuese, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë ka konfirmuar se është hapur rast dhe se po ndërmerren veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në Bujanoc, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.