Rexhepi në homazhe për Qenan Rahimin: Sakrifica e dëshmorëve mbetet obligim për institucionet

Vendore

Kryetari i Këshilli Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në fshatin Bushtran, me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Qenan Rahimi. Homazhet janë zhvilluar pranë varrit të dëshmorit, ku me nderim institucional dhe përulësi është kujtuar sakrifica e tij për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Në një deklarim publik, Rexhepi […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Këshilli Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në fshatin Bushtran, me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Qenan Rahimi.

Homazhet janë zhvilluar pranë varrit të dëshmorit, ku me nderim institucional dhe përulësi është kujtuar sakrifica e tij për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në një deklarim publik, Rexhepi theksoi se vepra dhe kontributi i dëshmorëve mbeten një obligim i përhershëm për institucionet dhe shoqërinë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Ai përfundoi mesazhin e tij me homazhe dhe respekt për dëshmorin Qenan Rahimi, duke theksuar se sakrifica e tij do të mbetet e përjetshme në kujtesën kolektive.

Bujanoc dhe zonat përreth vazhdojnë të nderojnë figurat që kanë kontribuar për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve./BujanociNet/