Mbyllet sërish Ngushtica e Hormuzit – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Bota

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit. Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon. Kështu, lufta ka kaluar tashmë 50 ditë që nga fillimi – deri më tani ka […]

Madhësia e shkronjave

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit.

Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon.

Kështu, lufta ka kaluar tashmë 50 ditë që nga fillimi – deri më tani ka pak shenja të një përparimi që mund të ndalonte përshkallëzimin.

Dhe për të mësuar se çfarë është duke ndodhur atje, Telegrafi, do t’ju mbajë të informuar, MINUTË PAS MINUTE.

Ndërsa për të ditur se ÇFARË KA NDODHUR QË NGA DITA E PARË dhe DERI MË TANI, klikoni KËTU.

JD Vance do të udhëheqë delegacionet amerikane për bisedimet e paqes me Iranin, raporton ABC News, duke cituar ambasadorin e SHBA-së në OKB, Mike Waltz.

Kjo vjen menjëherë pasi Donald Trump konfirmoi se do të mbahet një raund i dytë bisedimesh, me negociatorët që pritet të mbërrijnë në Pakistan nesër, transmeton Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.