Të paktën pesë persona janë vrarë në të shtëna me armë zjarri në lagjen Holosiivskyi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke marrë pengje dhe duke lënë një fëmijë të plagosur.
“Mjekët po i transportojnë ata në spital. Të rriturit e plagosur po ekzaminohen dhe po u ofrohet ndihmë në vendngjarje”, deklaroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
“Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, sapo ka raportuar se sulmuesi në Kiev, i cili hapi zjarr ndaj civilëve, është eliminuar”, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Të gjitha rrethanat po përcaktohen. Aktualisht, 5 persona janë konfirmuar të vrarë. Ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve. Dhjetë persona janë aktualisht në spital me lëndime dhe trauma. Të gjithë po marrin ndihmën e nevojshme. Katër pengje janë shpëtuar”, shtoi tutje ai.
Sipas Ukrainska Pravda, emri i sulmuesit ishte Dmytro Vasilchenkov dhe ai kishte lindur më 21 prill 1968 në Moskë.
Ai kishte shtetësi ukrainase dhe më parë jetonte në Bakhmut, rajoni i Donetskut, përpara se të transferohej në Kiev. /Telegrafi/






